Muzika tradicionale shqiptare: Muzika gege (Albanian Edition)

Title

Muzika tradicionale shqiptare: Muzika gege (Albanian Edition)

Files

Description

SERIA: Fryt i një veprimtarie hulumtuese më tepër se 20-vjeçare, seria gjashtë-librore Muzika tradicionale shqiptare synon që të japë një pamje sa më të gjerë e sa më të thellë të aspekteve më kryesore, estetiko-sociale e strukturoro-formale, të universit muzikor tradicional shqiptar. Përmbajtja e saj është e ndërlikuar, komplekse, shumë-dimensionale, duke shqyrtuar një mori çështjesh, midis të cilave më kryesoret ndoshta do të mund të formuloheshin në këtë mënyrë: i) çështje të muzikës tradicionale shqiptare në përgjithësi, si: thelbi lëndoro-substancial, thelbi strukturoro-formal, thelbi nacional, thelbi estetik universal, etj.; ii) çështje të dialekteve kryesore të muzikës tradicionale shqiptare-dialektit muzikor geg, dialektit muzikor tosk, dialektit muzikor lab, dialektit muzikor qytetar--, si: tipare dalluese, mjete shprehëse, stile muzikore, zhanre muzikore, etj.; iii) çështje të bashkëveprimit midis muzikës tradicionale shqiptare dhe muzikës së popujve të tjerë, si: muzikës tradicionale të popullit grek, asaj të popullit arumun, muzikës profesioniste të popullit turk, etj.; iv) çështje të së ardhmes së muzikës tradicionale shqiptare, etj. LIBRI: Libri II, Muzika tradicionale shqiptare: Muzika gege, bën objekt hulumtimi aspekte themelore, estetiko-sociale e strukturoro-formale, të muzikës tradicionale gege. Midis çështjeve që merren në shqyrtim, janë: 1) tipare themelore dalluese; 2) mjete kryesore shprehëse; 3) stile muzikore të spikatura; 4) zhanre muzikore karakteristike; 5) bashkëveprimi midis muzikës tradicionale gege dhe muzikës tradicionale qytetare, etj.

College

Ida Jane Dacus Library

ISBN

978-1432791636

Publication Date

5-4-2012

Publisher

Outskirts Press

City

Denver

Keywords

Gheg Musical Dialect, Tosk Musical Dialect, Lab Musical Dialect, Urban Musical Dialect

Disciplines

Ethnomusicology

Muzika tradicionale shqiptare: Muzika gege (Albanian Edition)

Share

COinS