Muzika Profesioniste Shqiptare: Dukuri Te Shekullit XX (Romanian Edition)

Title

Muzika Profesioniste Shqiptare: Dukuri Te Shekullit XX (Romanian Edition)

Files

Description

LIBRI: Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, individualiteti krijues i një radhë kompozitorësh shqiptarë, u formua, si duke u mbështetur mbi lëndën melodiko-modale tradicionale, ashtu edhe duke mbajtur qëndrim krijues ndaj saj. Në këtë qerthull, përsa i takon përmbajtjes, Çesk Zadeja ka, si tipar kryesor individual të muzikës së tij, epizmin krenar; Tish Daija-lirikën entusiaste; Nikolla Zoraqi-lirikën dramatike; Tonin Harapi-lirikën e çiltër, shpesh hymnizuese; Kozma Lara-lirikën dramatike; Simon Gjoni-epikën dramatike; Pjetër Gaci-lirikën gazmore; Feim Ibrahimi-epikën heroike; Limoz Dizdari-liriken e gjere pasionante; Shpëtim Kushta-epikën hymnizuese; Kujtim Laro-epikën ëndërruese; Thoma Gaqi-epikën e thellë dramatike; Aleksandër Peçi-lirikën hymnizuese, etj. Libri Muzika profesioniste shqiptare: Dukuri të shekullit XX synon që të rrahë disa aspekte estetiko-sociale të muzikës profesioniste shqiptare të shekullit të kaluar. Duke u ndalur në dukuri muzikore të caktuara--vepra muzikore, studime teorike, kompozitorë, kritikë, etj.--, synimi është që të nxirren në pah disa çështje estetiko-sociale të rëndësishme, që karakterizuan jetën e muzikës profesioniste shqiptare të shekullit XX. Ndërkohë, shpresojmë se kështu do të mund të ndihmohet sadopak, si procesi i studimit teorik, ashtu edhe procesi i ecurisë praktike, të muzikës profesioniste shqiptare, në të ardhmen.

College

Ida Jane Dacus Library

ISBN

978-1478737384

Publication Date

6-27-2014

Publisher

Outskirts Press

City

Denver

Keywords

Gheg Musical Dialect, Tosk Musical Dialect, Lab Musical Dialect, Urban Musical Dialect

Disciplines

Ethnomusicology